Si ta detyrosh të të dashurojë përgjithmonë, sipas shenjës së tij të Zodiakut - Astro - Kosova Sot
Si ta detyrosh të të dashurojë përgjithmonë, sipas shenjës së tij të Zodiakut

Si ta detyrosh të të dashurojë përgjithmonë, sipas shenjës së tij të Zodiakut

Kur je në dashuri, dëshiron që kjo ndjenjë mos të përfundojë, e disa njerëz do të bëjnë gjithçka të sigurohen që të rrinë të lumtur me partnerin e tyre. Ja si ta bëni t'ju dojë përgjithmonë, sipas shenjës së tij të Zodiakut

DASHI

Image

 

Ai nuk dëshiron vetëm një dashnore, por dikë që do të jetë i barabartë në të gjitha gjërat, pothuajse një partner sparingu. Ai dëshiron të jetë i stimuluar në mënyrë intelektuale po aq sa psikike.

DEMI

Image

 

Djemtë me këtë shenjë janë të thjeshtë. Do të dojë përgjithmonë për aq kohë sa ju i dhuroni vëmendje fizike. Nuk e kemi fjalën vetëm në dhomën e gjumit, e kemi fjalën për intimitetin fizik, shumë përqafime, gjuhë të hapur të trupit.

BINJAKËT

Image

 

Meshkujt binjakë mund të punojnë shumë, por ajo që e bën t'ju dashurojë përgjithmonë është vullneti juaj në vazhdimësi që t'ia kujtoni. Ai pëlqen të mbetet disi si mister; është fakt se ju mësoni për gjërat që e bëjnë të lumtur.

GAFORRJA

Image

 

Krejt çfarë ai dëshiron është të kalojë sa më shumë kohë me juve, kështu që një Gaforre mashkull e bëni të lumtur nëse keni shumë pasione që mundet t'i praktikojë në shtëpi e jo diku tjetër.

LUANI

Image

 

Djemtë Luan janë plot vetëbesim dhe ai do t'ju dashurojë përgjithmonë nëse krahasoni nivelin e tij të vetëbesimit. Atij i pëlqen të dalë me juve duke e ditur se je çifti që të gjithë e kërkojnë.

VIRGJËRESHA

Image

 

Ai mund të jetë shumë i turpshëm dhe djalë shumë modest, kështu që për ta shtyrë t'ju dashurojë përgjithmonë është t'ia kujtoni detajet e vogla që do t'i largonte atëherë dhe tani. Kjo ia dëshmon se vërtet e dëgjon dhe kujdesesh.

PESHORJA

Image

 

Sinqeriteti është cilësia që do ta vjedhë zemrën e një Peshore. Nëse do të jetë me juve përgjithmonë , atij i duhet të sigurohet se jeni ai lloj i personit që kurrë nuk gënjen apo se do të fshini diçka prej tij.

AKREPI

Image

 

Akrepi është shumë impulsiv, kështu që ai ka nevojë për dikë që ekuilibron çmendurinë në jetën e tij. Nëse përkushtoheni për të qenë personi që jo gjithmonë e lë të çmendet në mënyrën e tij, e bën të ndihet i sigurt dhe i dashur.

SHIGJETARI

Image

 

Krejt ka të bëjë me sensin e mirë të humorit për një Shigjetar. Nëse e detyroni që të qesh me dridhje të barkut saqë edhe mos ta durojë më shumë, atëherë e keni për gjithë jetën.

BRICJAPI

Image

 

Ai është shumë familjar dhe shumë tradicional, kështu që nëse mund të përshtatesh me planet afatgjate dhe traditat, ai të shohë dikë që duhet ta ketë pranë vetes.

UJORI

Image

 

Duhet të jeni në gjendje dhe të aftë t'ju ndihmoni njerëzve të tjerë po aq shumë sa ai e bën, sepse bamirësia dhe kujdesi për të tjerët është një nga aspektet më të rëndësishme në karakterin e tij.

PESHQIT

Image

 

Ai është një romantik i vërtetë, kështu që për aq gjatë sa jeni e lumtur të trajtoheni si princeshë dhe t'i pranoni dhuratat e tij dhe komplimentet me buzëqeshje, ai kurrë nuk do të dëshirojë të ndalojë së dhuruari.

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera