“Gmail” me opsion të ri i cili do t’ju pëlqejë - Auto&Tech - Kosova Sot 
“Gmail” me opsion të ri i cili do t’ju pëlqejë

“Gmail” me opsion të ri i cili do t’ju pëlqejë

Përdoruesit e “Gmail”-it në tërë botën ka kohë që presin opsionin e anulimit të dërgimit të emailave, gjë që shumëkujt do t’ia lehtësonte punët.  

Risitë e “Gmail”-it për “Android” përfshijnë edhe opsionin e anulimit të emailave të dërguar. Kështu, për shembull, do të mund ta shtyni dërgimin e emailave për 10 minuta deri në 10 ditë.

Krahas këtij opsioni, përdoruesit do të mund ta anulojnë edhe dërgimin e emailit të caktuar. Po ashtu, emailat e përcaktuar do të dërgohen edhe nëse jeni “offline”, ose nëse ju është zbrazur bateria në telefon.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për këtë mundësi në “Gmail”. Kah mesi i vitit të kaluar u paraqitën informatat se “Gmail” do të mund ta sillte këtë risi, e tani ky opsion është më afër përdoruesve sesa ndonjëherë më parë. Mediet e huaja shkruajnë se ekziston mundësia që “Gmail” të dalë me opsion të ri me rastin e ditëlindjes së tij të 15-të, që shënohet muajin e ardhshëm.

(Kosova Sot)

4 orë e 14 minuta më parë
Ndërlidhur
08/12/19