“Snapchat” zhvillon platformë të lojërave - Auto&Tech - Kosova Sot 
“Snapchat” zhvillon platformë të lojërave

“Snapchat” zhvillon platformë të lojërave

Ka mundësi që, së shpejti, “Snapchat” të fillojë me ofrimin e lojërave interaktive në mesin e fotove dhe videove të miqve tuaj. Kjo platformë e medieve sociale pritet ta lansojë një shërbim të ri të integruar të lojërave që nga muaji i ardhshëm. Ajo është duke punuar për të zhvilluar këtë ofertë si pjesë e një projekti sekret, të quajtur 'Project Cognac'.

‘Snapchat’ do ta zbulojë këtë shërbim në eventin e organizuar për herë të parë, me titull “Partner Summit”, që do të mbahet në Los Anxheles më 4 prill. Po ashtu pritet që kompania të debutojë me përmbajtje të re origjinale dhe me oferta të tjera video, në këtë event. Në ftesë aludohet për një shërbim të lojërave me përshkrimin ku thuhej: 'Less talk. More Play' (Më pak fjalë, më shumë lojë).

(Kosova Sot)

 

9 orë e 36 minuta më parë
Ndërlidhur
08/12/19