Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (58) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (58)

Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (58)

Gishti i tij i madh filloi të sillej brenda shuplakës sime të dorës, ndërsa që truri im thuajse po fikej. Po ndieja duart e tij, derisa udhëtonin në këmbët e mija dhe më ngriti, duke më vendosur në pozitën e tij. Këmbët e mia u vendosën përreth belit të tij. U përshtata kaq mirë për të. Aq mirë, saqë mendoja se ne jemi të krijuar për njëri-tjetrin. Ai ishte pjesa ime e enigmës që më mungonte. Fytyrat tona mbetën kaq të afërta sa që nuk e disa nëse tashmë buzët tona ishin bërë një. Fjalët e tij bënin dashuri në ajër derisa ia përsërite vetes. "Ti je kaq e rëndësishme". Po habitesha nëse ai dinte t'i kontrollonte të rrahurat e zemrës time. Një frymë e lëshuar nga buzët e mija. I kam vendosur duart në gjoksin e tij dhe kokën në krahun e tij, ku lehtas po puthja qafën e tij. Kam ndier duart e tij rreth shpinës sime, duke më tërhequr edhe më afër. Mjekrën e tij e kishte vendosur në majën e kokës sime. Zemra e tij po rrihte më të madhe përballë zemrës sime. Më pëlqente ideja se zemrat tona ishin në një garë. "Më trego për ta, mik". Një frymëmarrje e thellë u ndje drejt tij. "Nëna ishte arsimtare e muzikës. Babi ishte profesor i anglishtes." "Ti je një përzierje e të dyve". "Po, jam përzierje e të dyve".

"E i se çfarë i ka ndodhur babit tënd…por çfarë i ka ndodhur nënës tënde"? Ai uli krahët e tij dhe mori frymë thellë. "Ajo ishte vrarë". U shtanga. Shikova lart dhe gishtat e dorës ia futa nëpër flokë, dhe më pas qesha me veten time. "Më vjen keq", i thashë, duke mos e ditur se çfarë të thosha tjetër. Ai më dhuroi një buzëqeshje plot pikëllim dhe u struk. Sytë e tij të kaltër bënin dashuri me sytë e mi, ndërsa që gojën time e vendosa sipër buzëve të tija. "Mendoj se je i bukur", pëshpërita, duke ia kthyer atë që ma kishte thënë në një porosi disa javë më parë. "Dhe nuk e kam fjalën për dukjen. Mendoj se je i mençur, mendoj se kjo të bën të hijshëm". Dora e tij po depërtonte në qafën time dhe po më ofronte më afër, shija e tij m'i kishte mbuluar buzët, trupi i tij po ngrohte secilën milimetër të trupit tim. "Unë nuk dua të jam miku yt", më tha. Morëm frymë së bashku dhe u ndiem në harmoni. "Unë dua të jem yti, dua që ti të jesh imja dhe urrej faktin se nuk mund të jemi vetja. Sepse mendoj se jemi të krijuar të jemi një". "Si është kështu që kurrë nuk mund të kalojmë kohë së bashku, por ndihem se më njeh më mirë s gjithë të tjerët? Si është e mundur që rashë kështu për ty"? Dukja e habisë në sytë e tij ishte e bukur. Ishte pasi që edhe unë po ndieja të njëjtën për mua. "Nuk e di. Ndoshta për faktin kur zemrat janë në zjarr, asnjë komplikim nuk mundet ta shuajë zjarrin". "Mund të jetë sekret", i pëshpërita dhe i premtova qetë. "Sekreti ynë-100 për qind yni". Buzët e tij u takuan me të mijat, dhe gjithçka në botë përreth nesh u ndal. Gjithçka në gjithësi u ndal. Ai më solli në një vend të emocioneve të pastra, duke hequr gjithë pikëllimin, duke e vendosur më komfor. Buzët e tij ma pushtuan gojën time të hapur, dhe ato po udhëtonin nëpër qafen time. Po ndieja gjoksin tim derisa po forcohej. Gishtat e tij ishin në shpinën time dhe po uleshin më poshtë. Po ndieja duart e tij në gjoksin tim, ndërsa që më pëlqente mënyra se si e bënte këtë, mënyra se si e prekte, mënyra se si më njihte. (vijon)

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera