7 trendët pranverorë që duhet t'i provoni - Femra - Kosova Sot
7 trendët pranverorë që duhet t

7 trendët pranverorë që duhet t'i provoni

Ekzistojnë kaq shumë trendë për pranverë, por ne jemi këtu t'ju tregojmë se cilët prej tyre t'i vishni në muajt në vazhdim.

 

BEZHË

Image

 

Eleganca e lehtë në fokus është ndoshta edh trendi kryesor pranveror - ngjyra bezhë. Pa marrë parasysh në dukjen e përgjithshme, ngjyra bezhë ndikon sofistikuar, freskët dhe e shtrenjtë. 

KRAVATAT NË PLAN TË PARË

Image

 

Derisa për kohë të gjatë ky detaj është cilësuar si aksesor "fëmijëror", kravatat sot janë shprehje e kreativiteti dhe argëtimit. Në pistë janë shfaqur me forma të mëdha dhe të vogla, në çanta dhe nëpër bluza.

ÇMENDURIA NEON

Image

 

Dikur "faux pas" i modës, ngjyra neon sot është pasqyrë e veshjes së guximshme. Nën ndikimin e veshjes futuriste, ngjyra neon mund të inkorporohet me ndihmën e bluzave elegante, pantallonave mirë të qepur apo xhemperëve me fyt nën një pallto të sofistikuar për secilën ditë.

DIELLI KALIFORNIAN

Image

 

Këtë sezon, "athleisure" tërheq inspirimin nëpër plazhet kaliforniane. "Skate' dhe sërfi ka nxitur shumë disenjatorë të krijojnë koleksione që në fokus pantallona e shkurtë për biçikletë, kostumet e larjes. Nëse nuk jeni për dukje sportive të plotë, mund të përcaktoheni për një veshje dhe gardërobë më formale.

SA MË TË MËDHA, MË MIRË

Image

 

Aksesorët nuk duhet shmangur këtë sezon. Qofshin në pyetje kapelat elegante, vathët tredimensionalë ose çantat e mëdha. Një model "XXL" mjafton ta dërgoni veshjen tuaj në një tjetër nivel.

KOMBINEZON PËR ÇDO DITË

Image

 

Veshja utilitare është bërë e rehatshme dhe trend praktik për sezonin vijues. Kombinezonet e ashtuquajtur "boiler suits" mund të jenë të gjerë apo të ngushtë, me apo pa rrip, e mund të kombinohen me taka, sandale apo çizme.

PALETA PASTELE

Image

 

Në kombinim me ditët e ngrohta, ngjyrat pastele përsëri janë në fokus. Derisa vetëm një detaj nuance pastele mjafton të freskoni veshjen, kombinimin e plotë e arrini nëse keni një dukje komplet pastele. 

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera