Mafia e pushteti, në partneritet të frikshëm - Lajme - Kosova Sot
Mafia e pushteti, në partneritet të frikshëm

Mafia e pushteti, në partneritet të frikshëm

Kosnett: Problemi nuk është ligji, problemi është politika. Amerikanët po flasin për shkak se janë të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës

“Mafia dhe pushteti janë gjithmonë në garë për "sundim". Në shtetet normale, shteti e lufton mafinë, kurse në shtetet e tjera, shembull tipik jemi ne, mafia dhe pushteti i bashkërendojnë aktivitetet. Janë në koalicion joparimor. Një analizë e thjeshtë na dëshmon këtë. Biznesmenët janë bërë këshilltarë politikë, kurse politikanëve po u rritet pasuria. Shikoni postimet nëpër ndejat e ndryshme dhe do t’i shihni se kush me kë rri, kush me kë feston dhe kush me kënd shoqërohet”, thotë ish-kreu i AKK-sw, Hasan Preteni për “Kosova Sot” 

Prokuroria Speciale (PSRK) po heziton e nuk po guxojnë të fillojnë as edhe një hetim serioz kundër mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, të lidhur mish e thua me pushtetarët e nivelit të lartë në të dyja nivelet e pushtetit ekzekutiv.

Ndërkohë, sipas analistëve kosovarë, është sofistikuar lufta e fshehtë përmes eliminimit të kundërshtarëve politikë dhe ekonomikë, duke mos përdorur vetëm kërcënimin ose dhunën fizike apo vrasjet, siç kanë ndodhur menjëherë pas luftës së fundit në Kosove, por tanimë  ajo po bëhet përmes helmimeve të stilit të Vladimir Putinit në Rusi.Analistwt alarmojnw se të gjithë ata që nuk janë pjesë e klaneve mafioze në Kosove, janë në ethe se çka mund t’i gjejë nesër.

Në Kosovë,sipas njohwsve tw fushws sw drejtwsisw, po qe se flet apo vepron kundër interesave të mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale rrezikon edhe jetën, edhe atë duke filluar që t’i hedhin mbi kokë grupin e mediave  të kontrolluara prej tyre  dhe të financuara nga nëntoka kriminale e tyre, dhe pastaj vazhdojnë duke përdorur sistemin e drejtësisë, të cilin e kanë në dorë mafio-oligarkët kriminalë bashkë me pushtetarët. Mafia është e ulur këmbëkryq në institucione dhe drejtësia vetëm sodit këtë pamje kriminale,theksojnw analistwt.

 

Image

 

Preteni: E keqja e ka pllakosur Republikën

Analisti Hasan Preteni  vlerëson se nuk ka luftë të hapur me të keqen. “Mafia dhe pushteti janë gjithmonë në garë për "sundim". Në shtetet normale shteti e lufton mafinë, kurse në shtetet e tjera, shembull tipik jemi ne, mafia dhe pushteti i bashkërendojnë aktivitetet. Janë në koalicion joparimor.

Një analizë e thjeshtë na dëshmon këtë. Biznesmenët janë bërë këshilltarë politikë, kurse politikanëve po u rritet pasuria. Shikoni postimet nëpër ndejat e ndryshme dhe do t’i shihni se kush me kë rri, kush me kë feston dhe kush me kënd shoqërohet” , u shpreh ai. “Politika po i ndihmon bizneseve duke u krijuar lehtësira ligjore në veprim, kurse biznesi politikës po i krijon favore në "begatim". Nuk e luftojnë njëri- tjetrin, sepse i kanë interesat e përgjithshëm.

Gjyqësori në anën tjetër po i shikon e vrojton pa tentuar që të ndërhyjë. Nuk ia vlen barra qiranë, nga ky koalicioni joparimor ( politikë-biznes) në mënyrë indirekte po përfitojnë pa u munduar fare, e kanë punën e lehtë, heshtje morti”, vijoi më tej Preteni. “Shtresa, e cila po i dinë dhe po i sheh të gjitha  nuk e ka fuqinë për të vepruar. Disa janë kënaqur duke përfituar nga listat sociale, disa të tjerë nga kyçja në punë në firma private të mirëmbajtjes dhe sigurimit, disa nëpër ndërmarrje  publike të bankrotuara e pjesa e shkolluar jashtë vendit dhe e karakterizuar me edukatë familjare e me integritet. Kanë mbetur vrojtues të katrahurës. Po e përfundoj me një postim të një mikut tim ( N.S) "Në një vend ku patriotët janë shumicë,hajnat janë në burg e në një vend ku patriotët janë pakicë,hajnat dhe të huajt janë në pushtet", ka potencuar Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

Kosnett ia thotë troç Haradinajt: Nuk janë ligjet problemi që nuk po luftohet korrupsioni

Problemi kryesor mbetet ndikimi politik në drejtësi. Këtë e ka vërejtur edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila reagon vazhdimisht, por kritikat shkojnë në vesh të shurdhër.Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar pas takimit që ka pasur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disutimeve për luftimin e korrupsionit se nuk është faji te ligjet pse s’po luftohet korrupsioni, por te politika. Ai thotë se i ka treguar shefit të ekzekutivit se nuk është problemi te ligji pse Kosova nuk po e lufton korrupsionin, por fajtore është politika.

“Në takimin me nivelin e lartë për sundimin e ligjit, unë dëgjova se Kosova ka ligjet dhe burimet e nevojshme që i duhet për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zbatuar drejtësinë e barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim të posaqëm për ata që kanë lidhje. Por problemi nuk është ligji, problemi është politika. Amerikanët po flasin për shkak se janë të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan. Ai pyet nëse liderët politikë do të ndërmarrin veprime për luftimin e nepotizmit, krimit të organizuar e korrupsionit dhe a do të ndalën duke ndërmjetësuar në punësimin e njerëzve dhe duke ndikuar në drejtës.  “A do të kthejnë liderët e Kosovës fjalët në vepra dhe të ndalojnë punësimit dhe a besojnë qytetarët e Kosovës në demokracinë e vendit aq saq të kërkojnë që të ndërmerren veprime?

Image

 

Burjani: KGJK-ja e KPK-ja janë të kapura

“Nuk funksionon asgjë pa ndryshime apo reformim kadrovik në gjyqësi e as në prokurori reformimi kadrovik dhe administrativ duhet të ndodhë për të pastruar gjendjen momentale, pastaj vetting-un dhe duhet pritur pastaj pastrimin e njerëzve dhe ndaljen e ndikuesve në kapje. Kapja është problemi kryesor i drejtësisë, ndalja e kapjes është edhe fundi i sistemit politik. Nepotizmi, zhvatja dhe korrupsioni  s’ka të ndalur,si fenomen nuk ka asgjë që e ndal, as prokuroritë e gjykatat, sistem i kapur fund e krye. Marrja e masave për ndalim të kapjes nuk ka kush ta bëjë, përveç KGJK-së dhe KPK-së. Këto nuk funksionojnë të pavarura si duket, andaj kjo puna e kapjes së drejtësisë vazhdon”, ka vlerësuar analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot” .

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera