Politika vrau ëndrrat e qytetarëve, i madh e i vogël ikin në Perëndim - Lajme - Kosova Sot
Politika vrau ëndrrat e qytetarëve, i madh e i vogël ikin në Perëndim

Politika vrau ëndrrat e qytetarëve, i madh e i vogël ikin në Perëndim

Hertica: Qytetarët e Kosovës nuk po ikin nga dëshira për një jetë luksoze, por për mbijetesë

Shqiptarëve u ka humbur shpresa se ditë për ditë në sy të opinionit po ndodhin turpe të mëdha, ngase po punësohen njerëzit dhe kryeministrit nuk i vjen marre për punësimet që i bën, duke filluar nga kunata e vet dhe deri te militantët dhe ata të rrethit e të partisë së tij, por shpif pa fije turpi se gjoja ata na paskan qenë të persekutuar si parti", thotë analisti Jeton Kelmendi për gazetën "Kosova Sot"

Kosova po zbrazet dhe do të vazhdojë të zbrazet nga një pjesë e madhe e popullatës, e cila, duke e parë se nuk ka asnjë pikë perspektivë në këtë shtet dhe se krimi i organizuar dhe klanet kriminale e kanë në dorë çdo pore të jetës, ata po gjejnë mënyra çdo ditë për të lëshuar Kosovën, qoftë legalisht apo ilegalisht. Të rinjtë po i japin deri në 2 mijë e 500 euro për t'u pajisur me vizë shëngen, ose po largohen në mënyrë ilegale.

Analistët e fushës së politikës thonë se fakti që nëntoka udhëheq me shtetin, kosovarët po marrin rrugën pa kthim. 

Image

 

Rrenat ordinere të pushtetarëve

Analisti Jeton Kelmendi për gazetën "Kosova Sot" thotë se në një shoqëri të një shteti ku në krye të tij vihen bandat, duke filluar që nga presidenti e deri te institucionet e tjera, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është emigrimi dhe humbja e shpresës

Ndërsa shqiptarëve u ka humbur shpresa se ditë për ditë në sy të opinionit po ndodhin turpe të mëdha, ngase po punësohen njerëzit dhe nëse kryeministrit nuk i vjen marre për punësimet që i bën, duke filluar nga kunata e vet dhe deri tek militantët dhe ata të rrethit e të partisë së tij, por shpif pa fije turpi se gjoja ata na paskan qenë të persekutuar si parti. Në demokraci një popull nuk mund të jetë i persekutuar, sepse i persekutuar për shqiptarët ka qenë sistemi serb. D.m.th. këto janë rrena ordinere të kryetarit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe rrena të opozitës. Prandaj, nuk kam optimizëm se në këtë vend do të bëhet mirë", theksoi Kelmendi.

Ai shtoi se Kosova duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë sikurse që u çlirua nga pushteti serb, por kësaj radhe duhet të çlirohet nga kjo kastë idioteske politike, sepse e ka kapur Kosovën."Prandaj shpëtimi i vendit është që të çlirohemi nga kjo kastë politike. Kurse për t'u çliruar nga kjo kastë politike në Kosovë duhet që të ndërrojë mendësia politike dhe nuk duhet të shitet intelektuali, profesori apo qytetari për pak para dhe për një vend pune dhe me këtë ta shesë të ardhmen e tij tek njerëzit që nuk kanë as besim as parime e as Zot, dhe këta ta njerëz kanë emra e mbiemra dhe janë shefat e këtij shteti", u shpreh Kelmendi për gazetën "Kosova Sot".

Image

 

Është dhembje e madhe të mbyllesh pragun e shtëpisë

Analisti Ali Hertica thekson se është e dhimbshme që familjet kosovare, të lodhura nga skamja e denigrimi social nga kjo kastë e brishtë politike, ku qytetari ka humbur të gjitha shpresat për një të ditë më të mirë në shtetin e lirë, po merr botën në sy."Kjo kastë politike po e çnjerëzon dhe po e dëmton psikologjikisht qytetarin e ju dha besimin matrapazëve politikë...

Është dhembje e madhe të mbyllësh pragun e shtëpisë, për një shprese të re në vende të panjohura.Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet shkollimi në vendin ku kanë lindur, ku mësuan fjalën shqipe, nënë, e nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës. Qytetarët e Kosovës nuk po ikin nga dëshira për një jetë luksoze, por për mbijetesë", është shprehur ai.

Hertica thotë se zbrazja e Kosovës është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por, për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup politikanësh e kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë dhe ata kanë paga të majme, rreth 2,500 euro, ndërsa fëmijët e një pjese të qytetarëve nuk kanë as gjërat elementare për jetë", theksoi analisti Hertica për "Kosova Sot".

Image

 

Mehmeti: Kosova një ditë do të mbetet bosh

"Arroganca e klasës politike, veçanërisht e kësaj qeverie, si dhe luksi i shfrenuar i tyre, kanë zbehur deri në abort shpresat e qytetarëve për jetë të ndershme dhe të dinjitetshme në Kosovë. Andaj, si rrugë të vetme shohin ikjen nga Kosova dhe për këtë paguajnë deri në 5000 euro për të ikur. Nëse vazhdon ky trend, Kosova shumë shpejt do jetë një kujtim i së kaluarës. Politika vrau ëndrrat e qytetarëve, të cilët shpresonin se do të bëhet mirë. Mirë nuk bëhet me kriminelë në pushtet, që janë aktualisht. Është për të ardhur keq që këtu kemi arritur, por degradimi i jetës këtu ka marrë tatëpjetën. Nga çdo ikje Kosova vdes nga pak, derisa një ditë të mbetet bosh", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Faton Mehmeti

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera