Gjendet një grua pa shenja jete në Fushë-Kosovë - Lajme - Kosova Sot
Gjendet një grua pa shenja jete në Fushë-Kosovë

Gjendet një grua pa shenja jete në Fushë-Kosovë

Në Fushë Kosovë raportohet se është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, e cila tha se në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë.

“Viktima e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera