Fakte interesante për basketbollin - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante për basketbollin

Fakte interesante për basketbollin


[Fakte interesante për basketbollin]

Fakte interesante për basketbollin

-James Naismith, një mësues në ‘YMCA’ në Springfild, Masaçusets, është ai që besohet se ka zbuluar basketbollin më 1891.

-Koshat e parë ishin thjeshtë shporta të pjeshkave dhe tabelat e pasme krijoheshin nga telat.

-Loja u bë një ngjarje zyrtare olimpike në Lojërat Verore në Berlin të Gjermanisë më 1936.

-Dy ligat të quajtura Liga Kombëtare e Basketbollit (NBL) dhe Shoqata e Basketbollit të Amerikës (BAA) u bashkuan pas sezonit të viteve 1948-49, për të krijuar Shoqatën e Kombëtare të Basketbollit (NBA) që ekziston edhe sot, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-‘The Boston Celtics’ kanë fituar më së shumti kampionate të NBA-së (17), duke përfshirë shtatë të njëpasnjëshëm nga viti 1960 deri më 1966.

-Kareem Abdul-Jabbar, i cili ka luajtur 20 sezone në NBA, e mban rekordin për më së shumti pikë të shënuara gjatë një karriere, me 38,387.

-Më 2 mars 1962, lojtari i qendrës i ‘Philadelphia’-s shënoi 100 pikë në një lojë kundër ‘New York’-ut. Ky është numri më i madh i pikëve i shënuar nga një lojtar i vetëm në një lojë.

-Trajneri i tanishëm i ‘Atlanta Hawks’, Lenny Wilkens, ka fituar më shumë lojëra të basketbollit se ndonjë tjetër trajner.

-Shoqata Amerikane e Basketbollit (ABA) ishte një ligë me 10 ekipe që ishte rivale ndaj NBA-së, dhe filloi të luante në sezonin 1967-68 vetëm për t’u përmbyllur pas nëntë vitesh në fund të sezonit 1975-76. Katër ekipe të tanishme të NBA-së, ‘Indiana’, ‘Denver’, New York’, dhe ‘San Antonio’ kanë origjinë në ‘ABA’.

-NBA e krijoi trepikëshin para sezonit 1979-80, një ide që e huazoi nga ‘ABA’.

-‘The Chicago Bulls’ i kanë fituar të gjitha gjashtë finalet e NBA-së në të cilat janë paraqitur.

-Michael Jordan, i cili u pensionua në janar 1999 por u rikthye në ligë më 2001, ka shënuar më shumë pikë (5,987) në ‘playoff’ se ndonjë lojtarë tjetër.

-Memoriali i Basketbollit ‘The Naismith Memorial Basketball Hall of Fame’ gjendet në Springfild Masaçusets.

(Kosova Sot)

AAAAAAAAAAAAAA
Te tjera